Lewandowski përballet me kërkesë dëmshpërblimi nga ish agjenti i tij

Ish agjenti i Robert Lewandowskit, Cezary Kucharski ka bërë një padi kundër sulmuesit të Bayernit të Mynihut teksa kërkoi një dëmpshërblim prej 9 milionë Eurosh. Lajmi bëhet i ditur nga revista gjermane ‘Der Spiegel’.

Kucharsky siguron se Lewandowski mori fonde nga kompania RL Management  dhe i përdori për arsye private. Sipas ‘Der Spiegel’ vetë futbollisti e konsideroi këtë padi të Kucharsky si të pajustifikuar dhe e akuzon ish agjentin e tij se po tenton t’i bëjë shantazh. Revista në të njëjtën kohë siguron se ka në zotërim dokumentat që tregojnë se një shumë milionere ishin në një llogari të Lewandowskit në Poloni, me shumë mundësi duke i fshehur nga autoritetet gjermane.

Në vitin 2007 një punonjës në prokurori kishte paralajmëruar Lewandowskin dhe bashkëshorten e tij se do të kishin probleme  të mëdha nëse i fshehnin informacione organeve fiskale gjermane. Kërkesa civile ka lidhje me një kredi prej 2.5 milionë Euro që RL Management ia dha në tetor të 2015 Anna Lewandowskit. Kjo e fundit nuk u desh të paguante këtë kredi dhe paraja u zhduk nga bilanci i kompanisë për të kaluar në llogarinë e Lewandowskit në Poloni. Kjo  llogari u përdor edhe nga kompania për pagesën e pronarit të saj Robert Lewandowski. Një zëdhënës i futbollistit siguron se sulmuesi nuk kujton se ka pasur akses në këtë llogari dhe se të gjitha pagesat e RL Management janë në deklarimet e taksave.

Sfidanti.al