Balotelli, dëgjoje Dayane Mellon: Kam ende ndjenja të forta për të…

Mes Dayane Mello dhe Enock Barwuah  ka pasur biseda të gjata gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e ‘Grande Fratello VIP’ në Itali. Modelja iu rrëfye Enock duke iu referua vëllait të këtij të fundit, Mario Balotellit.

‘Kam akoma ndjenja të forta për të. Ka ndjenja, Mario është një person special, kur e shoh më rreh zemra fort-tregon Dayane Mello-por pavarësisht ndjenjave nuk kemi mundur të ishim kurrë bashkë, ai është kokëfortë ashtu sikurse edhe unë. Kur e njoha isha 19 vjec e desha dhe kam ende ndjenja të forta për të’

Pak kohë më parë, mes tyre pati edhe një puthje.’Ndodhi në makinë përpara agjencisë ku punoja. Po  shihnim njëri-tjetrin dhe unë i dhashë një puthje-tha modelja që më pas shtoi-a do të tërbohet au që po flasim këtu për të?’.

Dhe në fakt reagimi i Mario Balotellit nuk vonoi: ‘Boll fole për mua dhe duke treguar gënjeshta në Shtëpi, faleminderit. Po bëj jetën time pa i rënë në qafë askujt, më lini të qetë ju lutem-shkruante në një postim Balotelli, por që më pas e fshiu atë.

Sfidanti.al