Cmenduri të Europa League; rezultat 6-6 në Serbi, Aris humbet në shtëpi pas…51 vitesh

Pathyeshmëria në shtëpi e Aris të Selanikut në kompeticionet evropiane merr fund pas…51 vitesh dhe meritën e ka një skuadër që deri në 2014 nuk ishte as profesioniste. Një rekord ky që nis nga 17 shtatori 1969 me rezultatin 1-1 në Aris-Cagliari dhe që u mbyll në 17 shtator të 2020 nga skuadra e vogël Kolos Kovalivka, që është ekip i një fshati të vogël ukrainas me 1500 banorë. Në mes këtyre dy datave është parë që në Selanik të dështojnë skuadra të tilla si Benfica, Atletico Madrid e Forlan dhe Agueros, Roma e Spallettit e deri te Manchester City i Roberto Mancinit.

Por ai i skuadrës greke nuk është rekordi i vetëm u thyer në mbrëmjen e së enjtes në Europa League. Fcsb(ish Steaua e Bukureshtit) me 9 futbollistë e 8 anëtarë të stafit pozitivë me Covid 19 mundi me penallti klubin serb Backa Topola. Në fund të 120 minutave rezultati ishte 6-6 dhe është hera e parë që tillë në historinë e kompeticioneve evropiane në 24 mijë ndeshje të luajtura që të dyja skuadrat e një sfide të shënojnë të paktën nga 5 gola secila.

Sfidanti.al