Qeveria italiane rihap dyert për publikun: 1000 spektatorë për sportet në ambiente të hapura

‘Më në fund, duke nisur nga gjysmëfinalet dhe finalet e turneut të tenisit në Romë, në impiante do të mund të jenë 1000 shikues në të gjitha kompeticionet sportive në ambiente të  hapura dhe që do të respektojnë me rigorozitet rregullat e parashikuara përsa i përket distancimit, mbajtjen e maskave dhe prenotimin e vendeve për t’u ulur’-kështu u shpreh ministri italian i sporteve, Vincenzo Spadafora i cili dhuroi pak gëzim pë rata që nuk po duronin më duke ndjekur eventet sportive vetëm nga ekrani i televizorit.

‘Në orët e ardhshme do të dalë vendimi zyrtar-shtoi Spadafora-por dua të falenderoj që në fillim ministrin Speranza për bashkëpunimin dhe Komitetin Tekniko-Shkencor për programimin e shpejtë të audicionit që kërkova. Është një hap i parë, por domëthënës drejt rikthimit, shpresojmë sa më shpejt të normalitetit në sport’.

Sfidanti.al