Dënimi i Nejmarit? Më pak se i Kurzauës dhe i Amavit!

Kur “bomba” plasi në “Park dë Prensis”, u mendua se ylli brazilian i Paris SG do të dënohej deri me 8 ndeshje pezullim. Disiplina e Federatës Franceze (apo ndoshta e Ligës, sepse në Francë organizatore e kampionatit është liga) “vuri dorën në zemër” dhe Nejmari u pezullua vetëm me 2 ndeshje, edhe pse goditi kundërshtarin. Në të kundërt, mbrojtësi Lauin Kurzaua, po i PSG-së, mori një dënim prej 6 ndeshjesh, ndërsa Zhordan Amavi u pezulluar me 3. Pritet të shihet sesi do të jetë vendimi për spanjollin e Marsejës, Alvaro Gonzalez, që u përplas me Nejmarin, si dhe për De Marinë e PSG-së që akuzohet se pështyu një kundërshtar. Ndërkaq, skuadra e Tomas Tuhelit kaloi një tjetër mbrëmje të keqe në Ligën e Parë duke fituar vetëm në minutën e 94-ët ndeshjen në Paris ndaj Metcit, me golin e Julian Drakslerit. Edhe në këtë ndeshje, parizienët mbetën me 10 lojtarë sepse Dialo doli me të kuqe në 65’.

Sfidanti.al