‘Në Sevija kanë krijuar një klub futbolli dedikuar mua? Lajmi m’u dha menjëherë nga miqtë e mi spanjollë, më duket një gjë jo e zakontë dhe shumë e këndshme. Nuk besoj se ndonjë klub futbolli është krijuar si dedikim për një këngëtare. Përdorën fjalë zotërinjh dhe admirimi si për muzikën ashtu dhe për aspektin fizik. Ndoshta kur të nisë kampionati do të shkoj të ndjek ndeshjen e para-kështu u shpreh diva e muzikës italiane në vitet 80, Sabrina Salerno pas lajmit të publikuar se në Sevilla është krijuar një skuadër futbolli me 7 lojtarë si një homazh për të
‘Nuk cuditem që e gjithë kjo ndodhi në Spanjë-vijoi Sabrina Salerno-ishte një ndër vendet e para që më dhanë popullaritet dhe sukses, kështu që nuk jam e befasuar’
Ndërkaq, klubi ka publikuar foto e uniformës dhe logon e tij ku përvec fjalëve ‘Lavdi dhe crregullsi’ shfaqet edhe silueta e një femre me shumë forma që të kujton atë të këngëtares së shkëlqyer italiane.
Sfidanti.al