Inter pret Vidal, vjen konfirmimi dhe nga Barcelona

Arturo Vidal është gjithnjë e më pranë Interit. Tani vijnë konfirmime edhe nga vetë klubi i Barcelonës ku Drejtori Sportiv Ramon Planes e pohoi hapur largimin e kilianit.

‘Po e japim. Përfitoj nga rasti ta falenderoj për atë cfarë na ka dhënë gjatë këtyre viteve-tha Planes. Paraditen e kësaj të marte Vidal ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Barcelonës po nuk mori pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Vidal ishte në pritje të udhëtimit drejt Milanos për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, por më parë mbeten për t’u zgjidhur detajet e fundit burokratike përpara se të zyrtarizohet kalimi i  tij te zikaltrit. Kiliani dhe agjenti i tij, Felicevich janë në pritje të marrjes së dëmshpërblimit prej rreth 3 milionë Euro  i premtuar nga Barcelona, ndërkohë që Antonio Conte në Milano po e pret me fanelën zikaltër

Përsa i përket aspektit ekonomik, Inter do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës 500 mijë Euro dhe disa bonuse, një lloj dëmshpërblimi simbolik në mënyrë që Vidal të fitonte lirinë.

Sfidanti.al