F1, bëhet zyrtare; Sebastian Vettel te Aston Martin në 2021

Tani është zyrtare; Sebastian Vettel në 2021 do të garojë me Racing Point që duke nisur nga viti i ardhshëm do të quhet Aston Martin. Ishte vetë skuderia që bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kjo do të thotë se 4 herë kampioni i botës me Red Bull që në fund të sezonit do të largohet nga Ferrari pasi i skadon kontrata do të vijojë karrierën e tij me Astin Martin ku do të marrë vendin e Sergio Perez

‘Është një privilegj, jam ende i motivuar-tha Vettel pas komunikimit zyrtar-jam i lumtur që të ndaj këtë lajm entuziazmant për të ardhmen  time. Jam shumë krenar të them se do tëjem një pilot i Aston Martin në 2021. Është një aventurë për mua me një skuderi vërtet legjendare. Mbeta i impresionuar nga rezultatet e kësaj skuadre në këtë vit dhe besoj se e ardhmja do te jetë akoma më e ndritur. Energjia dhe impenjimi i Lawrence Stroll në sport janë burim frymëzimi, besoj se së bashku mund të ndërtojmë dicka speciale. Jam ende i apasionuar pas Formula 1, është motivimi im i vetëm për të garuar në pozicione të rëndësishmë në startin e garave. Ta bëj këtë me Aston Martin do të jetë një privilegj’.

Sfidanti.al