Reali “lëshon pe” për Bejlin, por shqetësimi kryesor është Hazari!

Nga Anglia informojnë se Madridi mund të japë gjysmën e rrogës së uellsianit për të shpëtuar prej tij, por në Spanjë kanë halle të tjera. Eden Hazar është kthyer në grumbullim me Realin në një formë aspak të mirë fizike, dhe të përditshme madrilene kanë botuar foto të tij me barkun aspak elegant. “Marka” thotë se gjendja e tij fizike e ka shqetësuar shumë trajnerin Zidan, por edhe drejtuesit e klubit, që paguan një pasuri të tërë për ta marrë belgun nga Çelsi. Dikur, Murinjo thoshte se Hazari ka talent për të qenë në nivelin e Mesit e Ronaldos, por ndoshta i mungon ambicia dhe formimi për kampion. Deri edhe trajneri i Belgjikës, Martinez, pohoi se “ai ka nevojë për 60 seanca stërvitore që të jetë titullar”.

Sfidanti.al