Ishte viti 2006, fusha qendrore në Australian Open dhe po luante gjigandi i asaj kohe (dhe i sotëm), Rozher Federer. Tenisti zviceran godet topin me raketë pas shpine dhe aksidentalisht goditi një djalë që mblidhte topat anash fushës. Në atë kohë, kjo kaloi me një të qeshur të madhe të të gjithë sallës, besohet edhe të gjyqtarëve, ndërsa vetë Gjokoviçi iu drejtua djalit me një batutë: “Herën tjetër duhet të jesh më shumë në gatishmëri!” Këtë histori e kujtoi vetë djali që u godit, dhe që shkroi në rrjetet sociale. Me emrin Heth Xhemison (Heath Jamieson), ai komentoi: “2020, Gjokoviçi goditi gjyqtaren … u skualifikua nga US Openi! 2006, Rozher Federeri më goditi mua dhe më tha se duhej të isha gati. Kanë kaluar 14 vjet të vështirë, Rozher a mos është koha për të kërkuar falje?”
Sfidanti.al