Kohë shpenzimesh nuk është dhe në Milano nuk e kanë bërë këtë gabim. Zv. presidenti Zaneti e tha “shqeto” se as nuk është bërë fjalë për të marrë Lionel Mesin, ndaj Interi duhet të kënaqet me ata që mund të ketë. Blerje me dy synime, së pari me kosto të ulët (pra, jo superyje), dhe lojtarë polivalentë. Të tillë Aleksandar Kolarov, Arturo Vidal dhe Darmian. Serbi mund të luajë mbrojtës i majtë dhe mbrojtës në sistemin me 3, Vidali është i preferuari absolut i trajnerit Konte, pasi kanë qenë së bashku tek Juventusi. Mesfushori kilen mund të luajë tre role. Darmiani ndërkaq mund të luajë në mbrojtje në të dy krahët, dhe në mbrojtjen me tre. Dalë nga dalë, Konte po e krijon Interin e tij, ndërsa beson se mund ta mbajë edhe Lautaro Martinezin duke i dhënë tani dyfishin e rrogës, 6 milionë euro, madje pa klauzolë.
Sfidanti.al