Trajneri i ri në “Kamp Nou” ka nisur të krahasohet me një ushtarak. Edhe pamja e jashtme ta jep këtë përshtypje, por edhe sjellja që po bën Ronald Kumani ka sjellë një ndryshim në mënyrën sesi punohet tek Barcelona. Së pari duhet të themi “mirë se erdhe Ronald” kur vjen puna tek intensiteti i stërvitjes dhe disiplina në skuadër. Sipas mediave, por edhe sipas asaj që të gjithë ne kemi vërejtur, katalanasit kanë qenë “shëtitës” në fushë, gjë që u ka kushtuar kur kanë luajtur ndaj kundërshtarëve tepër të fortë fizikisht si Bajerni apo Liverpuli.
Së dyti, tek Barça duhet zgjidhur çështja e kapitenit. Mesi ka folur që të hënën me trajnerin dhe i ka premtuar se do të japë maksimumin, por “greva” e bërë prej tij sikur nuk ia bën shumë të mundshme mbajtjen e shiritit. Një kapiten shërben edhe si urë lidhëse me klubin, por Mesi e klubi i kanë prerë “urat”. Ose Kumani mund të vendosë, ose të votojë skuadra për 4 kapitenë, ose vetë Mesi të tërhiqet nga roli. Të shohim!
Sfidanti.al