Një banor nga Tampere e Finlandës ndoshta u gëzua për fitoren e Pjer Gaslisë më shumë sesa vetë piloti francez. Nëse 24-vjeçari bërtiti nga lumturia për suksesin e parë në karrierë, në timonin e makinës Alfa Tauri, ky finlandez arriti në “qiellin e shtatë” për një arsye tjetër. Ai kishte vendosur bast vetëm 20 cent për fitoren e Gaslisë, diçka që ndoshta as ai vetë nuk e shpresonte, ndërsa skedina e tij kishte në podium Karlos Sainzin dhe Lens Strollin. Goditje “në kokë” dhe fitore e 33 398 eurove!
Sfidanti.al