Gjokoviçi në krah të gjyqtares që goditi, pas kërcënimeve me vdekje!

Normalisht që nuk do të realizohet ajo që është shkruar në faqen e saj në rrjetet sociale, por padyshim Lora Klark po kalon një moment tepër të vështirë. Një numër tifozësh të Novak Gjokoviçit e kanë kërcënuar me vdekje gjyqtaren anësore, që u godit nga Nole gjatë ndeshjes në US Open, veprim që solli përjashtimin e tij. Tenisti serb e goditi pa dashur në fyt me top, ndërsa gjuajti një top pa adresë në nerva e sipër, duke sjellë përjashtimin sipas rregullores, por mjaft tifozë të tij janë tërbuar. Ata i kanë kujtuar gjyqtares djalin që i ka humbur jetën në një aksident me biçikletë, duke i shkaktuar padyshim një dhimbje të madhe. “Tifozë të dashur, ju vlerësoj për mbështetjen, por kujtoni se edhe gjyqtarja që u godit nga topi ka nevojë për ndihmën tonë, – shkruajti numri 1 i botës, – ajo nuk ka bërë asnjë gabim, dhe ne duhet ta përkrahim”.

Sfidanti.al