Futbolli në Brazil pa tifozë, i takon DJ ‘pritës’ të bezdisë kundërshtarët

‘Sfida është që të shihen reagimet e duhura’-shpjeogoi Franklim Scheleger, DJ që bën të ketë zë në ndeshjet e Fluminenses në stadiumin Maracana duke qenë se në Brazil ndeshjet luhen me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë coronavirus. Scheleger, 29 vjec, bënte DJ në disa evente në klube të Rio De Janeiros dhe u ftua që të ‘zëvendësojë’ tifozët në ndeshjet në shtëpi të Fluminenses.

‘Ndihem shumë i nderuar që të përfaqësoj tifozët e skuadrës sime të zemrës, është një ndjenjë e pabesueshme, e papërshkueshme-tha Scheleger për AFP.

Në këtë pikë, brazilianët tani vënë bastin e tyre te DJ për të impostuar ndeshjet e tyre në shtëpi. Në rastin e Palmeirasit këtë detyrë e ka Marcos Costi, 38 vjec, zëdhënëzi zyrtar i skuadrës nga Sao Paulo.Për të, kombinimi i kësaj pune më atë të DJ është dicka natyrale

‘Në Evropë, ku futbolli nisi më parë me ndeshje me dyer të mbyllura, u ekzekutuan muzikë elektronike, mekanike për të reduktuar në minimum mungesën e muzikës organike-tha Costi-ishte dicka gjysmë e parashikuar që do ta kishin bërë edhe vende të tjera’.

Costi konfirmon se DJ brazilianë shkojnë edhe më tej,

‘Kur Palmeiras sulmon, ngre volumin-vijon Costi-në serinë e penalltive në fundin e kampionatit paulist kundër Corinthians, kur rivalët gjuanin penalltinë, ngrija volumin për t’i bezdisur në një farë mënyre’. Të dy DJ theksojnë se të jesh tifoz i klubit që përfaqësojnë i bën gjërat më të lehta në zgjedhjen e ambientit zanor.

Sfidanti.al