Suarez kërkon dëmshpërblimin, Barça s’do t’ia dijë; komplikohet pista Juventus

Marrëveshja me Juventusin për kontratë 3 vjecare me 10 milionë Euro neto në sezon është arritur tashmë. Problem mbetet akordi me Barcelonën. Luis Suarez ka edhe 1 vit kontratë me skuadrën katalanse përpara se të ,mbetet një futbollist i lirë dhe do të donte të merrte paratë që i takojnë me kontratë pasi Koeman i komunikoi se nuk bënte pjesë në planet e tij

Sipas të përditshmes spanjolle AS, ky aspekt komplikon kalimin e Suarez te Juventusi që dukej se ishte i sigurt. Problemi tjetër në këtë cështje është pasaporta. Luis Suarez, që është martuar me një italiane nuk është një futbollist komunitar dhe Juventus mund ta marrë vetëm pasi ai të ketë marrë nënshtetësinë italiane.

Për ta bërë këtë Suarez duhet të japë provimin e gjuhës italiane dhe më pas do të mund të marrë pasaportën. Janë këto operacione që kërkojnë të paktën 1 muaj kohe dhe te Juventusi, trajneri Pirlo e ka me ngut njohjen e skuadrës që do të ketë në dispozicion. Për këtë arsye Juventusi po bën lëvizjet e tij në disa fronte. Pa lënë mënjanë pistën Dzeko, janë hapur rrugët për rikthimin e Alvaro Moratës dhe për ardhjen në Torino të Edinson Cavanit.

Sfidanti.al