Rregulli i 5 ndërrimeve kthehet në temë diskutimi pas 90 minutave lojë në Ligën e Kombeve. Gjermania ndjeu lodhje në fundin e ndeshjes me Spanjën me këtë të fundit që gjeti golin e barazimit në castet e fundit në një ndeshje që kërkoi shpenzime të mëdha fizike nga të dyja skuadrat. Në këtë pikë trajneri i 4 herë kampionëve të botës, Joachim Loeë u shfaq shumë kritikë në një intervistë për El Mundo Deportivo ndaj UEFA. Trajneri gjerman theksoi se është i domosdoshëm kthimi i menjëhershëm te 5 zëvendësimet duke marrë parasysh impenjimet e skuadrave dhe kalendarin shumë të ngjeshur.
‘Dua të shpjegoj këtë koncept në mënyrë shumë të qartë-tha Loeë-nëse në këtë periudhë nuk pranojmë mundësinë e kryerjes së 5 zëvendësimeve, nuk e di se kur do të ketë kuptim që ta bëjmë një gjë të tillë. Duhet ta kishim bërë të qartë përpara fillimit të kompeticionit që ky rregull ishte i kuptimtë’.
Loew kërkon një modifikim të menjëhershëm të rregullores edhe për të mnrojtur shëndetin e futbollistvëve dhe për të garantuar cilësi të lartë të ndeshjeve.
‘Të gjithë e panë që në fundin e ndeshjes me Spanjën lojtarët ishin të sfilitur-tha Loew-5 zëvendësimet do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve. Kalendari që tani e deri në fund të sezonit është shumë i ngjeshur në nivel ndërkombëtar dhe në muajt në veazhdim kjo rrezikon të ketë pasoja të rënda në cilësinë e ndeshjeve’.
Sfidanti.al