Me gjasë ka të drejtë legjenda gjermane, ndonëse huqi del me shpirtin. Lotar Mateusi, ish-kapiteni i Bajernit dhe i Gjermanisë, e akuzoi së fundmi Pep Guardiolën se po merr në qafë veten dhe skuadrat e tij me fiksimin jo vetëm për të fituar, por për ta bërë këtë në mënyrë të veçantë. “Me Guardiolën kam ndjesinë se ai gjithnjë dëshirontë bëjë diçka speciale, – thotë Mateusi i pyetur nga “Bildi”, – Barcelona pati një ADN, një sistem që e krijoi ai dhe kjo e bëri të suksesshëm. Tek Bajerni dhe tek Siti ai gjeti një traditë tjetër, ndërsa u përpoq gjatë gjithë kohës të bënte ndryshime, duke dështuar në fund. Nëse ai dëshiron të fitojë Championsin, duhet të stabilizohet, të mos përpiqet që gjërat t’i bëjë patjetër më mirë. Duhet më shumë stabilitet”. “Pep, ti je një trajner gjigand, por të lutem të jesh besnik i një sistemi, – deklaroi Mateusi, – kjo do të ndihmonte lojtarët. Unë do ta quaja si sjellje egocentrike, ndoshta një fjalë e ashpër, por vjen nga ajo që Pepi ka bërë”.
Sfidanti.al