S’ka Premier League në Kinë; zgjidhet kontrata me televizionin e Suning

Zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. Premier League zgjidhi kontratën prej 632 milionë Eurosh me televizionin kinez të Suning, PPTV. Akordi 3-vjecar për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit anglez në Kinë me këtë televizion u nënshkrua në 2019, por tani ajo u zgjidh dhe sipas BBC arsyeja është për arsye financiare.

Sipas rrjetit televizivbritanik, televizioni kinez i Suning që është njëkohësisht edhe pronar i Interit nuk derdhi në arkat e premier League këstin e fundit prej 180 milionë Eurosh të kontratës e parashikuar për në muajin mars

‘Konfirmojmë se ndërpremë akordet për mbulimin e Premier League në Kinë me koncesionarin në atë territory-theksohet në komunikatën e Premier League-nuk do të bëjmë komente të tjera në lidhje me këtë fazë’.

Në krahun tjetër, edhe PPTV doli me një komunikatë për shtyp.

‘Pandemia prodhoi sfida që prekën tratativat tona-theksohet në komunikatën e televizionit të Suning-të dy palët nuk arrijnë të gjejnë një akord për cmimin’.

Sfidanti.al