Ishte një takim më shumë për të matur pulsin, si minutat e para të një ndeshjeje të rëndësishme për trofe. Asgjë konkrete nuk u arrit në përballjen e parë mes babait të Lionel Mesit dhe presidentit të Barcelonës, Bartomeu. Të paktën, kështu njoftuan palët, me klubin që kërkon 700 milionë euro dhe Mesin që dëshiron të largohet si agjent i lirë. Takimi zgjati 1 orë e gjysmë, dhe ndonëse nuk u arrit asgjë, të paktën palët u takuan dhe kuptuan pozicionet e njëri-tjetrit. Siç po shkojnë punët, nuk ka kthim prapa, ashtu siç e tha edhe babai i Mesit kur mbërriti në Barcelonë, “vështirë që djali im të mbetet këtu”.
Sfidanti.al