Arthur Melo bën prezantimin e tij si futbollisti i Juventusit me brazilianin që e shfaqi menjëherë entuziazmin e tij për aventurën e tij të re me fanelën bardhezi. ‘Juventus ka një histori unike, kam një entuziazëm të pabesueshëm-tha Arthur-do të jap maksimumin. Kam privilegjin që të luaj me futbollistë të mëdhenj si Ronaldo, është realizimi I një ëndrre’
Arthur flet për motivet që e shtynë për të pranuar kalimin tek skuadra kampione e Italisë.
‘Projekti i klubit më bindi, është ambicioz-shtoi Arthur-Liga e Kampioneve është një prioritet, do të punoj me shokët e skuadrës për të arritur këtë objektiv e shumë të tjerë. Mendova të vij në Torino pasi mund të jetë një hap më shumë në karrierën time’.
Arthur në konferencën për shtyp të organizuar për prezantimin e tij foli për shumë tema sic është puna me Andrea Pirlon, Luis Suarez, ndërkohë që nuk harroi as Barcelonën në drejtim të së cilën shprehu mirënjohjen e tij.
‘Mund te flas vetëm me mirënjohje për Barcelonën-tha Arthur-atje më kanë trajtuar shumë mirë. U ndjeva shumë mirë, pjesë e një projekti ambicioz. Sezoni I dytë me katalanasit jo i shkëlqyer? Nuk jam dakord, pata disa dëmtime që më bllokuan. Tani jam mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Mezi pres që të filloj’.
Sfidanti.al