‘Sapo dërgova në Romë dosjen e Juventusit me mendimim pozitiv të Rajonit për hapjen e Allianz Stadium për tifozët-ai që e deklaroi këtë ishte presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio gjatë përurimit të Qendrës rajonale për biologjinë molekulare të Arpa Piemonte-të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me sportet dhe eventet e tjera. Në momentin që Komiteti Tekniko Shkencor do ta bëjë atë të vlefshëm, plani do të mund të bëhet operativ’
Ndërkaq, edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo foli për sfidën e parë të kampionatit duke menduar për publikun. ‘Më në fund e dimë nga do të nisim-tha Pirlo-unë dhe stafi im hodhëm hipotezën e zhvillimit të ndeshjes së parë me një skuadër xhenoveze dhe na doli Sampdoria. Jemi të kënaqur që do të luajmë sfidën e parë përballë publikut tonë, shpresojmë që të ndodhë sepse ne dhe i gjithë futbolli në përgjithësi ka nevojë. Mezi presim të nisim’
Ndërkaq, Juventus bën të ditur se për ndeshjen e javës së parë ka kërkuar zyrtarisht që të lejohet hyrja në stadium e 3000 personave.
Sfidanti.al