Rakitic drejt Sevillas, Barcelona arrin akordin paraprak me andaluzianët

Ivan Rakitic është shumë pranë kthimit te Sevilla. Lajmi fillimisht u bë I ditur nga e përcditshmja Marca për t’u konfirmuar më pas nga ‘El mundo Deportivo’nga burime pranë mesfushorit kroat, ky i fundit kreu këtë të hënë vizitat mjekësore nëBarcelonë përpara  mbylljes së tratativave për kalimin e tij te Sevilla.

Bisedimet mes Barcelonës dhe klubit andaluzian u përshpejtuan në ditët e fundit pasi Ronald Koeman i komunikoi mesfushorit se nuk ishte në planet e tij me klubet që duket se e kanë arritur një marrëveshje paraprake. Sevilla kërkonte që të merrte gratis Rakitic dhe shpresonte që Barcelona ta lironte atë nga cdo lloj detyrimi, megjithatë në fund rezulton se klubi katalanas do të përfitojë dicka nga shitja e Rakitic

Rakitic, kontrata e të cilit me Barcelonën skadonte në 2021, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u kthyer në Sevilla. Sipas ‘El Mundo Deportivo’ marrëveshja pritet të jetë për 3 sezone dhe debutimi i parë zyrtar i Rakitic me fanelën e Sevillas pritet të jetë në 24 shtator në Superkupën e Evropës kundër Bayernit të Mynihut.

Ditën e diel, ashtu sikurse e gjithë skuadra e Barcelonës përvec Messit, Rakitic kreu testet për Covid 19, ndërkohë që nuk është grumbulluar me skuadrën përfaqësuese kroate ashtu sikurse edhe Luka Modric pasi arritën një marrëveshjen me trajnerin e tyre.

Sfidanti.al