Formula 1 gati të humbasë një pistë legjendare, lëkundet Silverstouni!

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe është zhvilluar gjithmonë në Silverstoun. Fjala “gjithmonë” do të thotë se gara britanike e ka pasur shtëpinë në pistën e shpejtë dhe të shkëlqyer që prej vitit 1950, pra për plot 66 vjet. Një histori e madhe duket se po merr fund, dhe mund të përfundoi që këtë vit. Shkaku dihet, ka lidhje me kostot e larta për të zhvilluar një garë të Formula 1, në një kohë që janë futur agresivisht në skenë, pista të vendeve të ashtuquajtura “të treta”, si në Kinë, Lindje të Mesme, Rusi apo Turqi.

Silverstouni, në të vërtetë, ka kontratë me Formula 1 që të zhvillojë Çmimin e Madh të Britanisë deri në 2026, por ekziston një klauzolë që mund t’i ndajë palët në çdo moment. Njoftimet janë alarmante, pasi vitin e kaluar ky Çmim i Madh doli me humbje, edhe pse në tribuna ishin plot 200 000 njerëz që paguan hyrjen dhe që ndodhën fitoren e heroit të shtëpisë, Ljuis Hamiltonit. Besohet se në vitin 2015, organizatorët u detyruan të shpenzonin 2 milionë stërlina për ta zhvilluar këtë garë.

Sfidanti.al