Tifozët në Bundesligë, flitet për 5 000, por ëndërrohet për 50 000!

Sezoni i kaluar, ose të paktën ajo që ndodhi nga marsi deri në qershor, nuk duhet të përsëritet. Klubet gjermane duan tifozë në stadiume, dhe po ashtu tifozët duan që të jenë në stadiume, sepse futbolli luhet së pari për ta. Në Bundesligë po diskutojnë për të pasur 5 000 spektatorë nëpër ndeshje, diçka që Federata dhe Liga e Futbollit shpreson ta arrijë në bisedime me qeverinë. Gjithsesi, shpresa është për më shumë, ndoshta me kalimin e kohës. Tek Herta e Berlinit kanë bërë plane për disa nivele, nga 5 000, në 18 000, 25 000, madje edhe 50 000. “Ne jemi fleksibël dhe të përgatitur për çdo rast”, – thotë shefi i financës tek Herta, Ingo Shiler. Në kryeqytet kanë pozita më të mira sesa klubet e tjerë, që ende rrezikojnë të kenë “ndeshje fantazma”, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë rast për Hertën dhe Unionin e Berlinit.

Sfidanti.al