Superofertë për Hasanin e Shkëndisë, 500 mijë euro nga Benfika

Sulmuesi Ferhan Hasani, të cilin e kemi parë edhe në “Loro Boriçi”, por me uniformën e përfaqësueses së Maqedonisë, gjatë merkatos së janarit pritet të largohet nga Shkëndija e Tetovës, për t’u bashkuar me skuadrën e njohur të Benfikës, në kampionatin portugez.

Benfica është e gatshme të paguajë 500 mijë euro për blerjen e Hasanit, shkruan portali informativ maqedonas “Ekipa.mk”. Sipas burimeve, klubi portugez pritet që t’i vendosë lojtarit mbi tavolin një kontratë katërvjeçare dhe që ka pak gjasa të injorohet, pasi edhe vetë Hasani duket entuziast për të kaluar te skuadra që kryeson kampionatin e Portugali.