Cfare kurajoje, Lindelof eviton një grabitje në Suedi

Nga markimi i kundërshtarëve në fushën e lojës, te bllokimi I një keqbërësi në rrugët e Vasteras në Suedi. Kjo është ajo që i ndodhi Victor Lindelof, mbrojtësit të Manchester United i cili ndoqi dhe bllokoi një grabitës me bicikletë që sapo i vodhi cantën një të moshuareje 90 vjecare. Lindelof nuk deshi të komentojë ngjarjen, por për këtë mendoi bashkëshortja e tij Maja që konfirmoi gjithcka për të përditshmen suedeze ‘Aftonbladet’, ndërkohë që futbollisti i përfaqësueses suedeze u falenderua publikisht edhe nga policia lokale

‘Ndërsa po ecnim nëpër qytet ndodhi dicka e pakëndshme. Nuk dua të shkruaj shumë duke qenë se nuk e di si funksionojnë gjërat me dëshmite. Por një zonje të sjellshme i vodhën cantën dhe ne e ndihmuam. Zot i madh, cfarë situate e cuditshme, stresuese dhe e vështirë. Zonja e rimori cantën e saj dhe ne u detyruam të japim të dhënat tona-shkruante bashkëshortja e Lindelof në blogun e saj

‘Victor ndjen se ka bërë atë që do të bënte cdokush tjetër në atë situatë-tha një burim anonim i Manchester United. Keqbërësi që është rreth të 30-ave do të duhet t’u përgjigjet akuzave për grabitje dhe posedim droge për përdorim personal

Sfidanti.al