Më në fund u realizua ajo që ishte pritur prej kohësh. Armando Sadiku ndikoi në transferimin e Tramezanit tek Lugano dhe tashmë bashkohet edhe vetë me ndihmësin e De Biazit. Mbetet vetëm zyrtarizmi, por gjithçka duket çështje e mbyllur. Të gjitha palët janë dakord dhe konfirmimin tanimë e ka dhënë edhe klub i Zurihut, nëpërmjet përfaqësuesve të tij.
Tomas Bikel, drejtori sportiv i klubit që zotëron kartonin e Sadikut, ka bërë të ditur se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe se formalizmi i marrëveshjes do të bëhet shumë shpejt. “Të gathë palët janë dakord, mendoj se finalizimi është afër”, deklaroi ai për të përditshmen zvicerane “Blick”. Sadiku pritet të transferohet në Lugano në formë huazimi deri në fund të sezonit.