A do ta luajë Bajerni ndeshjen e parë të Bundesligës? Në Gjermani ka polemika!

Kampionati gjerman nis në 18 shtator dhe sfida numër 1 zakonisht luhet të premten në orën 20:30. Këtë herë, shorti e deshi që ky duel të jetë mes Bajernit dhe Shalkes, veçse tani që bavarezët arritën finalen e Championsit, nuk dihet nëse do të jenë gati. Më herët, vetë kampionët bënë kërkesë që ta luanin ndeshjen në 18 shtator, të premten, siç është tradita, dhe kjo kërkesë u pranua nga Liga Profesioniste Gjermane (DFL). Kjo kritikohet nga lojtari i ri i Unionit të Berlinit, Maks Kruze, që bën një reagim në Instagram. “Jam i lumtur që Bajerni mund ta hapë sezonin, – shkruajti 32-vjeçari me ironi, – mendoj se është diçka shumë e mirë. E kuptoj shumë mirë traditën që kampionët të nisin sezonin, por ndoshta do të duhej të ishte pritur deri në finale (të Championsit) sepse mund të ketë një kërkesë tjetër”.

Sfidanti.al