Paris Saint Germain siguroi finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në historinë e tij dhe tani në Paris duke nisur që nga pronarët e deri te tifozët kanë filluar të ëndërrojnë triumfin edhe në sfidën e fundit ndaj bayernit të Mynihut. Ëndërrojnë tifozët, por ëndërrojnë edhe vetë lojtarët të cilët në rast triumfi do të përfitojnë një shpërblim nga 1 milionë Euro secili dhe për këtë ata duhet të falenderojnë….Zlatan Ibrahimovic.
Kjo, sepse ishte pikërisht sulmuesi suedez që në sezonin 2013/2014 arriti të marrë premtimin e Nasser Al Khelaifit pas tratativave të shumta. Në mënyrë të detajuar, skuadra e Tuchel nëse triumfon ndaj armatës bavareze në Da Luz do të marrë 500 mijë Euro, së cilës do t’i shtohen 500 mijë Eurot e tjerë tsi shpërblim për fitoren e Kampionatit dhe 2 triumfeve në Kupën e Francës dhe atë të Ligës. Kurioz është fakti edhe se akordi mes Ibrahimovic dhe Paris Saint Germain i vitit 2014 u arrit kur finalja e Ligës së Kampioneve u luajt në Lisbonë, ashtu sikurse edhe ajo e këtij sezoni të trazuar.
Sfidanti.al