Besohet se akordi me Leverkusenin mund të arrihet, ndonëse ende bisedimet nuk kanë përfunduar me sukses. Gjithsesi, Çelsi i Londrës po punon me anë të shefes Marina Granovskaja për të transferuar Kai Havercin, në një “paketë” që mund të arrijë në 200 milionë euro në total. Rusja shpreson që të paguajë 80 milionë euro tani, dhe 20 milionë euro me shpërblime në bazë të arritjeve, ndërsa 100 milionë të tjera do të jenë për rrogën dhe shpërbliemet e 21-vjeçarit. Është vërtet një fat i madh të kesh këtë talent në futboll, dhe në këtë moshë kaq të re të fitosh një rrogë 20 milionë euro në vit. Leverkuseni shpreson që t’i marrë të gjitha 100 milionë eurot tani, por ndoshta mund të bindet për kompromis.
Sfidanti.al