Telefonata e Piolit ndihmon, por kur vjen puna tek paratë, Ibra nuk fal!

Milani ka shpresë se trajneri mund të japë një “asist” në përpjekjen për të mbajtur lojtarin më të mirë të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Zllatan Ibrahimoviç ende nuk ka rënë dakord për të rinovuar kontratën, pasi kërkon 7.5 milionë euro “neto” në sezon, dhe jo 5 milionë, plus 1 milionë në bazë të arritjeve, dhe nuk dihet nëse telefonata e Stefano Piolit mund ta ndryshojë këtë gjendje. “La Gazeta delo Sport” shkruan se tekniku ka biseduar me Ibrën, duke theksuar rëndësinë që ai ka për ekipin, dhe faktin se Milani është skuadra e duhur për të. Suedezi, gjithsesi, nuk bën lëshime të rëndësishme kur vjen puna tek paratë. Po ashtu, ai është mësuar t’i torturojë tifozët dhe drejtuesit, duke i mbajtur gjërat pezull, siç bëri gjatë ndërprerjes së sezonit për shkak të koronavirusit. Është e pamundur të mësohet para kohe se çfarë ka ndërmend të bëjë, dhe nuk do të ishte çudi nëse do ta braktiste Milanin për fare.

Sfidanti.al