Nuk ka gjithmonë rëndësi se kë ke përballë, por sesa i përgatitur je. Pep Guardiola ka një përvojë tepër të madhe në Ligën e Kampionëve, që ta kuptojë këtë, ndaj edhe është i vendosur t’ia sqarojë edhe yjeve të tij të Mançester Sitit. Ndeshja e sotme ndaj Lionit, për një vend në gjysmëfinale, duhet quajtur një mundësi e madhe dhe që ndodh tepër rrallë.
“Ky është një moment tepër i rëndësishëm për karrierën tuaj, – tha trajneri katalanas, – është një shans që shpesh vjen vetëm një herë në jetë, dhe duhet ta shfrytëzojmë të gjithë së bashku. Duhet të tregojmë veten, dua që skuadra ime të tregojë se kush është, të japin shpirtin dhe zemrën në fushë, të luajnë me mendje, dhe në fund do të jetë futbolli që do të japë verdiktin e tij”. Guardiola e ka fituar dy herë Championsin me Barcelonën në 2009 e 2011, por që nga ai vit nuk ia ka dalë më.
Sfidanti.al