Lilard matet me mitin Çembërlen, as Xhordani e Lebroni si ylli i Portlendit!

Askush që nga themelimi i klubit nuk ia kishte dalë. Damien Lilard vendosi një rekord për Portlendin me dy ndeshje radhazi, ku shënoi mbi 50 pikë. Ia doli ndaj Filadelfias, dhe sidomos kundër Dallasit ku arriti në kuotën 61 pikë, dhe në total pati 112. Asnjë lojtar tjetër i Portlendit nuk ia kishte dalë më parë.  Jo vetëm kaq, por Lilardi bëhet i dyti lojtar në të gjithë historinë e NBA-së që arrin tre ndeshje me mbi 60 pikë në një sezon të vetëm.

Këtë nuk e kanë bërë dot as Majkëll Xhordani apo Lebron Xhejmsi, por vetëm Uilt Çembërleni, rekordet e të cilit mbeten të paprekshëm. Së fundi, ylli 30-vjeçar bëhet i dyti lojtar më shtatshkurtër në të gjitha kohët që ka dy ndeshje me 50 pikë të shënuara ose më shumë. Lilardi është 1.88 metra i gjatë, ndërsa rekordi i mbetet Alen Ajversonit që ishte më i shkurtër se ai.

Kapiteni po udhëheq Portlendin drejt plej ofit pas një sezoni të vështirë, në të cilin të gjithë e menduan të eleminuar. Gjithsesi, që nga rifillimi i NBA-së, pas ndërprerjes së koronavirusit, Lilardi ka qenë basketbollisti më i mirë dhe Portlendi i ka të gjitha mundësitë të arrijë vendin e tetë në Konferencën Perëndimore, pra të jetë në plej of, ndonëse ka një rekord negativ fitore-humbje.

Sfidanti.al