Pa kapitenin, skuadra është eleminuar 4 herë, duke theksuar sidomos dy herët e fundit në Champions. Gjithsesi, tifozët e Realit duket se kanë mendim tjetër lidhur me rëndësinë e rinovimit të Sergio Ramosit, në raport me atë të Kasemiros, mesfusorit brazilian. Sipas një ankete, të bërë në gazetën “El Mundo Deportivo” të Barcelonës, 48.5 për qind e tifozëve kishin prioritet rinovimin e mesfushorit, dhe 36.9 për qind atë të qendërmbrojtësit. Në vend të tretë për nga rëndësia ishte rinovimi i kontratës së Luka Modriçit. Akordi i Ramosit në “Bernabeu” përfundon në 2021, pra verën e ardhshme, Kasemiro ka kontratë deri në 2023, Modriç deri në 2021, Hames Rodrigez deri në 2021, Lukas Vaskez po ashtu në 2021 dhe Borha Majoral, në të njëjtën kohë. Kjo do të jetë një verë kontratash në Madrid, ndërsa presidenti Florentino Perez u ka deklaruar yjeve se nuk do të ketë blerë të mëdha, ndërsa mund të ketë ulje të rrogave.
Sfidanti.al