Lautaro Martinez së shpejti do të bëhet baba. Lajmi u komunikua nga vetë futbollisti bashkë me të fejuarën e tij Agustina Gandolfo direkt në Instagram. Ishte një njoftim romantic me shumë puthje nga cifti dhe ekografinë e shfaqur për të treguar gjendjen e shtatzënisë dhe momentin magjik.
‘Me pak frikë e pasiguri, ka shumë për të mësuar që tani e tutje por plot me dashuri, të presim dashuria jonë-shkruante Agustina në profilin e saj në rrjetet sociale teksa zbuloi sekretin dhe bëri të ditur shtatzëninë e saj. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e sulmuesit të Interit: ‘Jam njeriu më i lumtur në botë’.
Sfidanti.al