Matuidi përshëndet Juventusin, vizita mjekësore me Inter Miami

Pas 3 sezonesh, aventurës së Blaise Matudi me Juventusin i erdhi fundi. Sipas ‘RMC Sport’, mesfushori francez do të shkojë në Major League Soccer në SHBA për t’u bashkuar me Inter Miami e David Beckham dhe për hapi i fundit i tij përpara këtij transferimi ishte kryerja e vizitave mjekëore. Gjatë periudhës së qëndrimit të tij te bardhezinjtë, 33 vjecari fitoi 3 tituj kampionë të Italisë, 1 Kupë Italie dhe 1 Superkupë Italiane

Ashtu sic ishte parashikuar, rrugëtimi i ri i Juventusit do të nisë pa Matuidi. Blerjet e fundit të bardhezinjve të Kulusevskit dhe Arthur që u bënë të ditura më parë, ishin sinjal i qartë që në mesfushë kampionët do të bënin ndryshime të stilit dhe pasojat do t’i ndjenin lojtarët më të vjetër në moshë sic është rasti i Matuidi.

Francezi e mbylli eksperiencën e tij me Juventusin me 132 ndeshje të zhvilluara dhe 8 gola të shënuar. Vetë klubi torinez me largimin e tij siguron një kursim prej 7 milionë Eurosh duke qenë se kontrata e lojtarit me torinezët prej 3.5 milionë Eurosh skadon në 2021.

Sfidanti.al