Sa emra mendoi Juvja pas Sarrit: Inzagi, Mançini, Pirlo, Alegri, Poçetino, Zidan!

Emra kishte shumë, por momenti ishte i vështirë. Vërtet tifozët dhe disa lojtarë u gëzuan që u largua Mauricio Sarri, por drejtuesit e klubit e dinin sesa e vështirë ishte që të gjendej një pasardhës. Jo se emrat mungonin, përkundrazi, por nuk kishte asnjë siguri nëse do të kishin sukses. Lista e Anjelit ishte e gjatë me Simone Inzagin, Roberto Mançinin, Andrea Pirlon, Masimiliano Alegrin, Maurisio Poçetinon dhe Zinedin Zidanin. i pari është me kontratë tek Lacio, dhe nuk do të ishte aq e thjeshtë që të merrej. i dyti është trajner i Italisë dhe nuk do të jetë i lirë deri verën e ardhshme, Pirlo, ai që u caktua, është i thjeshtë, trajner i Juves U23, por nuk ka përvojë. Alegri do të ishte si një “xhaketë e kthyer” apo “supë e ngrohur për së dyti”. Zidan është ende tek Reali dhe nëse nuk do të dëshironte të ikte, apo klubi nuk do ta shkarkonte (nuk ka motive), ishte i paarritshëm. Ndoshta vjen Poçetino, një trajner shumë i mirë, por që nuk ka provuar të fitojë trofe, madje më pak se Sarri, ndërsa nuk dihej nëse skuadra e sotme është në gjendje të sfidojë për Championsin, qoftë edhe me trajnerin argjentinas. Me Alegrin, Sarrin, madje edhe me Konten ka dështuar.

Sfidanti.al