Ndodhet diku në Mesdheun perëndimor, pranë brigjeve të Francës së Jugut. Zllatan Ibrahimoviç po gëzon disa ditë pushime të merituara pas një sezoni të vështirë, por të suksesshëm, duke ndihmuar Milanin të kualifikohej në Europë, dhe të fitonte respektin e Serisë A. Tani ai është me pushime në jaht, por edhe në mes të detit nuk i ndahet stërvitjes, duke bërë seanca me pajisje të palestrës së jahtit, shoqëruar edhe nga e shoqja, Helena. Si profesionist i vërtetë, Zllatani e di se duhet ta mbajë trupin në formë, dhe besohet se këtë e bën edhe me ushqimin e me gjumin. Nuk kemi dyshime sepse ndryshe nuk do të ishte në formë shumë të mirë edhe në moshën 38-vjeçare.
Sfidanti.al