Presidenti i katalanasve, Bartomeu, u premton tifozëve se klubi i tij do të mbajë të gjithë lojtarët që janë “prodhim” i Akademisë “La Masia”, dhe se e ardhmja do të jetë me ta. Bartomeu ka të drejtë pasi e ardhmja në kohë koronavirusi nuk pranon shumë shpenzime, veçse një vit më parë ndodhi ndryshe, pasi u largua “margaritari” Ksavi Simons, dhe ndoqi rrugën e Nejmarit, pra shkoi tek Paris SG. Simons debutoi mbrëmë në ekipin e parë parizien, në moshën 17 vjeç, në miqësoren ndaj Soshosë, duke zëvendësuar Drakslerin. Nuk është i pari talent i Akademisë që ikën nga Barcelona, por ndoshta jo për faj të klubit, por sepse dëshiron të luajë. Në ekip janë të rinj të tjerë si Trinkao, Ansu Fati, Pedri, Riki Puig apo Arauho, që Bartomeu betohet se do t’i mbajë.
Sfidanti.al