Tenisti spanjoll ka 19 Grand Sleme në krahasim me 20 të zviceranit. Ai mund të barazojë rekordin botëror të Federerit me suksesin në Rolan Garos, në shtator-tetor të këtij viti, dhe dëshiron që të jetë plotësisht i freskët e i përgatitur për ndeshjet në sipërfaqen e tij të preferuar. Rafael Nadal lajmëroi se nuk do të jetë në US Open, tani në gusht, për t’u përqënduar tërësisht tek Parisi. Natyrisht, një arsye e rëndësishme është epidemia e koronavirusit që është përhapur fuqishëm në SHBA, dhe sidomos në Nju Jork. Duke hequr dorë nga US Open, Nadali i lë rrugë të lirë Novak Gjokoviçit për të pretenduar Çmimin e Madh të radhës, e për t’u afruar me dy gjigandët e tjerë të tenisit, duke arritur në 18 Grand Sleme në karrierë. Gjithnjë, nëse fiton në Nju Jork, ku nuk do të jetë Nadali, Federeri apo Vavrinka.
Sfidanti.al