Serie A përfundoi dhe bashkë me të edhe aventura e Chris Smalling me fanelën e Romës, një aventurë që kishte një domëthënie të madhe për mbrojtësin e Manchester United, që tani sipas kontratës do të duhet të kthehet në Angli. Në Trigoria dollapi i tij u boshatis ndërkohë që e ardhmja është ende e pasigurt, duke qenë se verdhekuqtë do të donin të mbanin ende futbollistin.
Por klubet nuk arritën të gjenin një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së huazimit të Smalling që ndërkaq ka dashur të përshëndesë të gjithë me një postim në rrjetet sociale. ‘Jam i hidhëruar që nuk munda të coj dot deri në fund atë që nisëm në këtë sezon-shkruante Smalling-dashuria që treguat ndaj meje në një kohë kaq të shkurtës është dicka speciale dhe nuk do ta harroj. Dua t’ju falenderoi të gjithëve dhe t’u uroj të gjithë lojtarëve e stafit fat në ndeshjen me Sevillan. Daje Roma!’.
Sfidanti.al