S’ka shumë shpresë Real, vetëm një herë ke përmbysur larg Madridit në Europë!

Do të shkojë në “Etihad” për të kërkuar mrekullinë, të përmbysë rezultatin në Champions ndaj Mançester Sitit dhe të kualifikohet për në çerekfinale. Në “Bernabeu” përfundoi 2-1 për anglezët që janë favoritë për kualifikimin, ndërsa në histori Reali nuk merr shumë zemër nga e kaluara. Vetëm një herë ka ndodhur që ka përmbysur një humbje në shtëpi dhe ka arritur kualifikimin. Kjo ka ndodhur në 1970 kur ndeshej me Vakerin e Insbrukut, dhe ishte mundur 0-1 në Spanjë. Në stadiumin “Tivoli” të Tirolit, Reali fitoi 2-0 me gola të shënuar nga Toni Grande e Manolin Bueno. Ky i fundit thekson: “Do të jetë e vështirë, por Reali është nga të vetmit që mund t’ia dalë”.

Sfidanti.al