Manchester United thotë ‘Jo’; Smalling përshëndet Romën

Ajo me Juventusin në mbrëmjen e së shtunës ishte e fundit e Chris Smalling me fanelën e Romës me anglezin që po sheh se aventurës së tij në Serie A i erdhi fundi. Në fakt, Manchester United refuzoi zgjatjen e kontratës së huazimit që do të thotë se sezoni I Smalling me verdhekuqtë përfundon ditën e hënë kur skadon edhe akordi me Djajtë e Kuq

Kjo do të thotë se Smalling nuk do të jetë në dispozicion të Fonsecës për ndeshjen me Sevillan në 1/8 e finaleve të Europa League e programuar të luhet të enjten në Duisburg. Por pavarësisht situatës, Roma nuk pengohet për të vlerësuar kryerjen e tentativave të tjera për gjetjen e një akordi me Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al