Napoli, pritje dhe ankth për Insignen, rrezikon Barcelonën

Diagnoza e parë foli për një lëndim në kofshën e majtë, por do të jetë rezonanca manjetike ajo që do të përcaktojë shkallën e vërtetë të dëmtimit të Lorenzo Insignes i cili e la fushën e lojës në ndeshjen me Lazion mes lotëve. Si pasojë do të përcaktohet edhe koha e riaftësimit dhe nëse kapiteni i Napolit do të mund të luajë ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Barcelonën

Dëmtimi i Insignes është lajmi i vetëm i keq për skuadrën e Gattusos në prag të kësaj sfide me katalanasit. Përsa i përket pjesës tjetër, në sfidën me Lazion, Napoli gattuzian kanë treguar se tashmë e kanë shkelur pedalin e gazit sic e vërteton fakti që në 6 gjuajtje në drejtim të portës shënoi 3 gola me një efektivitet prej 50%, përqindja më e mirë e regjistruar nga Napoli në futbollin postcoronavirus dhe që do të duhet të shfaqet edhe në Camp Nou

Më pas gjithcka ose thuajse gjithcka është në aspektin taktik presing, qarkullim topi, mbyllje e linjave të pasimeve të skuadrës kundërshtare dhe kundërsulmi. Janë edhe pjesë nga loja sarriane dhe në fund tensioni dhe adrenalina. Por ka edhe probleme dhe në krye të listës është; si të ndalet Messi e më pas nëse Insigne do të jetë I pranishëm në fushën e lojës, por për këtë do të pritet rezonanca manjetike.

Sfidanti.al