Anglia mund te hape shume shpejt dyert e stadiumeve per tifozet e futbollit. Vendimi i qeverjse britanike pritet te jepet ne fundjave dhe do te lejoje hyrjen e 15-20 mije tifozeve. Ndeshja qe pritet te kete tifoze eshte ajo e Community Shield qe do te zhvillohet ne Wembley ne 29 gusht mes Liverpoolit dhe skuadres fituese te FA Cup.
Nese vendimi do te miratohet, tifozet do te hyjne ne stadium duke respektuar distancimin social. Ky do te ishte rasti per tifozet e Liverpool per te festuar titullin e shumepritur te fituar ne fillim te muajit. Per me teper kjo ndeshje me tifoze mund te jete edhe nje prove e pergjithshme; nese gjithcka do te shkoje mire, objektivi eshte qe te rihapen te gjitha stadiumet ne 1 tetor.
Sfidanti.al