Sevilla, nje futbollist me Covid, nuk luan ndaj Romes

Nepermjet nje komunikate te postuar ne rrjetin social Twitter, Sevilla beri te ditur se nje futbollist i saj rezultoi pozitiv ne testet per coronavirus dhe qe po kalon periudhen e karantinimit ne izolim. Per arsye privatesie nuk u be i ditur emri i lojtarit te prekur nga Covid-19 qe sigurisht nuk do te luaje ndeshjen e Europa League ndaj Romes.

‘Sevilla komunikon se pas testeve te kryera diten e diel te futbollistet, nje pjesetar i skuadres se pare rezultoi pozitiv me Covid 19-theksohet ne komunikaten e Sevillas-personi i prekur eshte asimptomatik, ne gjendje te mire dhe i izoluar ne shtepi. Klubi lajmeroi menjehere autoritetet shendetesore e sportive duke pezulluar stervitjen per te dezinfektuar strukturat’.

Sfidanti.al