E njejta skuader kampione per 9 vjet; Italia ngre pyetjet per playoffin

Hipoteza po merrte forme gjate periudhes se kufizimeve per shkak te pandemise coronavirus kur askush nuk e kishte idene sesi mund te perfundonte kampionati. Por edhe ne mes te pandemise kjo hipoteze u perjashtua; playoff dhe Serie A duken 2 bote te destinuara qe te mos bashkohen kurre. E megjithate ishin te shumte ata qe preferonin nje sezon me te rivalizuar ne futbollin italian dhe pa nje fund qe dihej.

Pas 9 vitesh ku kampionatin e fiton nje skuader, lind nevoja per nje kompeticion me te ekuilibruar ne Serie A. Ne SHBA nuk eshte menduar 2 here. Ne vendin e shume mundesive ekziston ideja qe titulli kampion i nje kompeticioni te jete objektiv i nje numri te madh skuadrash dhe atje playoffi eshte nje norme se ciles i eshte pershtatur edhe futbolli.

Ne Evrope, dy kampionate te nje niveli te mire kane zgjedhur kete opsion; ai belg dhe ai skocez, pervec kampionateve me te vegjel si ai ne Poloni, Andorra, Bjellorusi, Bullgari, Qipro, Uells, Irlande e Veriut, Izrael, Maqedoni. Ne pjesen tjeter te botes spikasin kampionatet e Meksikes dhe Peruse.

Sfidanti.al