Troditet Reali, Mariano pozitiv me koronavirus 10 ditë para Championsit!

Rregulli i ri i qeverisë britanike kërkon që qytetarët që udhëtojnë nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar të kryejnë karantinën 2 javore. Në Madrid ishin të qetë se ky ligj nuk përfshinte skuadrën e Realit që në datën 7 gusht do të luajë në “Etihad” ndeshjen e kthimit të Championsit ndaj Mançester Sitit, por situata mund të ketë ndryshuar për keq.

Sulmuesi Mariano Diaz doli pozitiv me koronavirus, ndërsa kreu testin pas disa ditë pushimesh, dhe tani detyrohet të izolohet për dy javë në kryeqytetin spanjoll. Kjo ka rritur frikën se autoritetet britanike mund të ashpërsojnë qendrimin edhe për lojtarët e tjerë të Realit. Gjithsesi, ata janë testuar pas pushimeve dhe kanë dalë negativë. E gjitha kjo ndodh në kohën kur ka një përplasje mes dy qeverive, asaj spanjolle dhe asaj britanike pas vendimit të Londrës për karantinën.

Sfidanti.al