Oliver Giroud dhe Henrikh Mkhitaryan janë personazhet kryesore për shkak të golave të çmendur që kanë realizuar në ditët e para të 2017-tës.
Goal.com ka publikuar karikaturën e ditës, ku personazhe kryesore janë sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud dhe mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan.
Të dy këta futbollistë kanë shënuar gola të jashtëzakonshme në stilin akrep, duke marrë vëmendjen e mediave botërore.